Rreth 350 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike pas një sulmi me dron rus gjatë natës në verilindje të Kharkivit.
“Banorët në qytetin ukrainas dhe rajonin përreth janë prekur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë ukrainase të Energjisë.
Rusia ka sulmuar sistemin energjetik të Ukrainës me raketa dhe dronë në javët e fundit.
Në veçanti Kharkivi ka pësuar ndërprerje.