Patryk Chmielewski, i vetëshpallur si “Profesor Detektorysta”, dashurinë e tij për gjuetinë e thesarit e ka ndarë me përdoruesit e rrjeteve sociale.
Chmelewski “merr me vete” më shumë se 13 mijë abonentë nga YouTube, teksa përshkon fushat e Polonisë në kërkim të objekteve të lëna pas qindra e mijëra vjet më parë.
Bëhet e ditur se deri më tash, ai ka gjetur monedha, kryqe metalike, madje edhe armë, shkruan yahoonews.
Ndërsa së fundmi, me anë të një videoje në YouTube ai ka zbuluar gjetjen e tij më domethënëse.
Chimelewski ishte në një fushë në qytetin e Mikulowice kur detektori i tij metalik ka goditur diçka. Pas gërmimit, ai zbuloi copa metali të varrosura në tokë.
Këto gjetje polaku i ka dërguar menjëherë në Zyrën Provinciale për Mbrojtjen e Monumenteve e cila konfirmoi se pjesët ishin autentike.
Sipas njoftimit, në gjetje përfshihen parzmore, mbajtëse e helmetë, të cilat i përkisnin një kostumit të lashtë. Arkeologët besojnë se gjetja 400 vjet e vjetër i përkiste Husarëve, një lloj kalorësie në ushtrinë polake.
Ndryshe, armatura e zbuluar pritet të restaurohet. Pas restaurimit, pjesët e saj do të dërgohen në Muzeun e Sandomierz për analiza të tjera.