Ky është momenti kur një aeroplan “rrëshqiti në pistë” – pasi Stuhia Kathleen bëri që të anulohen mbi 100 fluturime në Britani të Madhe.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, të shtunën, pasagjerët u përballën me vonesa dhe anulime në aeroportet Heathrow, Manchester, Birmingham, Edinburgh dhe Belfast.
Dhe përtej detit irlandez, pamjet treguan se si një aeroplan u detyrua të anulojë uljen në aeroportin e Dublinit.
Fluturimi i Aer Lingus “u fut në pistë në një pozicion anash” ndërsa stuhia Kathleen “e tundte me dhunë”.
Piloti i saj arriti të lëshonte rrotat në tokë, por nuk mundi të siguronte një ulje të sigurt, duke u kthyer përsëri në ajër.
Piloti i guximshëm thuhet se fluturoi rreth pistës dhe më në fund u ul i sigurt.
Ndryshe, një paralajmërim i ri i verdhë i erës do të mbulojë pjesën më të madhe të Skocisë veriperëndimore deri në mesnatën e sotme, pasi u zgjat këtë mëngjes.
Met Office ka lëshuar gjithashtu dy paralajmërime të tjera të verdha për javën e ardhshme.