Arsimi i lartë i ofruar nga sistemi universitar i Italisë është i shtati më i mirë në botë dhe i dyti më i mirë në BE, sipas renditjes së 14-të të universiteteve të përpiluar nga QS World University Rankings.
Në nivel global, Italia renditet vetëm pas Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Kinës, Gjermanisë, Australisë dhe Kanadasë.
La Sapienza e Romës mbajti vendin e parë për klasikët dhe historinë antike.
Departamenti i mjekësisë në Universitetin e Milanos ishte gjithashtu ndër qendrat italiane të ekselencës.