​Kapet gjermani që po përgatiste sulm terrorist duke bërtitur nga dritarja

Evropë

​Kapet gjermani që po përgatiste sulm terrorist duke bërtitur nga dritarja

Më: 10 prill 2024 Në ora: 16:37
Gjermani

Policia e Gjermanisë ka arrestuar një person në qytetin Halle, i dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist me sfond ekstrem të djathtë.

“Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit kemi gjetur materiale që tregojnë se i arrestuari ka përbuzje ndaj njerëzve që nuk përputhen me botëkuptimet e tij”, tha avokati shtetëror Dennis Cernota për shërbimin publik MDR.

Prokuroria e Shtetit bëri të ditur se 36-vjeçari u ndalua gjatë fundjavës pasi bërtiti parulla raciste dhe kërcënoi me armë nga dritarja e banesës së tij. Me atë rast është gjetur një mjet shpërthyes që ishte “gati për përdorim”.

“Ne nisemi nga fakti se i dyshuari kishte për qëllim të vriste dhe plagoste persona të tjerë me këtë pajisje”, tha zyra e prokurorit. Aktualisht policia po heton nëse i dyshuari ka vepruar i vetëm apo si pjesë e një grupi ekstremist të djathtë.

Lagjja e Halle ku jetonte i dyshuari njihet për tensionet mes vendasve dhe emigrantëve nga Afrika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat