Anëtari boshnjak dhe kryetari aktual i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, ka akuzuar sot presidentin serb Aleksandar Vuçiq se, siç thotë ai, “nuk është paqebërës” dhe se ai është “problemi kryesor në Bosnje dhe Hercegovinë”.
Këtë e ka thënë Beqiroviq i pyetur për të komentuar takimin e sotëm ndërmjet zyrtarëve të Serbisë dhe Republika Srpska në Beograd dhe shtoi:
“Gjatë javëve dhe muajve të fundit publiku vendas dhe rajonal po e njohin dalëngadalë fytyrën e vërtetë të Aleksandër Vuçiqit. Ai nuk është paqebërës, problemi kryesor në BeH nuk është Dodik por Vuçiq. Prandaj, zyrtarët ndërkombëtarë duhet të pyesin veten se çfarë lloj instruksionesh po i jep Vuçiq Dodikut.
Ai do të duhet të fillojë të respektojë sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës dhe të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Bosnje-Hercegovinës”, tha Beqiroviç, raportoi portali i Sarajevës Avaz.