Italia e hapur ndaj sanksioneve për ata që veprojnë kundër Izraelit

Evropë

Italia e hapur ndaj sanksioneve për ata që veprojnë kundër Izraelit

Më: 15 prill 2024 Në ora: 18:35
Antonio Tajani

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, thotë se vendi i tij është i hapur ndaj sanksioneve të reja për individët e përfshirë në veprime kundër Izraelit.

“Nëse ne kemi nevojë të kemi më shumë sanksione për njerëzit e angazhuar qartësisht kundër Izraelit, duke mbështetur për shembull terrorizmin, duke mbështetur Hamasin, është e mundur ta bëjmë këtë”, tha Tajani për agjencinë e lajmeve Reuters.

Por ai shton se vendet e G7-së si Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, SHBA dhe Britania e Madhe – do të duhet të jenë “shumë seriozë dhe të punojnë të gjithë së bashku”.

Vërejtjet e tij pasojnë një telefonatë në internet me udhëheqësit e G7 të dielën, të cilët u takuan për të ritheksuar mbështetjen e tyre ndaj Izraelit pasi Irani lëshoi më shumë se 300 predha në Izrael një ditë më parë, shkruan BBC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat