Në një autostradë pranë Wenden midis Freudenberg dhe Olpe të dielën në mëngjes, një autobus që transportonte 67 nxënës doli nga rruga dhe u përmbys.
Si pasojë, siç kanë raportuar mediat e huaja, të lënduar kanë mbetur 27 nxënës dhe drejtuesi i autobusit.
Autoritetet kanë thënë se bëhet fjalë për nxënës dhe mësues nga një shkollë në Marburg, si dhe shoferin.
Siç raportohet më tej, katër nga nxënësit u lënduan aq rëndë sa iu desh të kalonin natën në spital ndërkohë që të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta.
Sipas policisë së Dortmundit, të rinjtë e lënduar janë 14 dhe 15 vjeç ndërsa me plagë të lehta në spital është dërguar edhe drejtuesi i autobusit – një 54-vjeçar.
Po sipas autoriteteve, pasi të gjithë pasagjerët në autobus kishin lidhur rripat e sigurimit dhe si rezultat nuk kishte të tillë me fatalitet.
Ndërkohë, një ditë pas aksidentit të autobusit, katër të rinj të lënduar – tri vajza dhe një djalë – mundën të largoheshin nga spitali.
Nxënësit ishin në një ekskursion shkollor me autobusin dykatësh dhe, sipas policisë, ishin nisur për në Angli.
Udhëtimi tani është anuluar ndërsa shkaku i aksidentit është ende i paqartë – por sipas gjetjeve fillestare nuk ka pasur akull në autostradë.