Tre burra janë arrestuar në lidhje me vdekjen e pesë emigrantëve në Kanalin Anglez të martën, ka thënë Agjencia Kombëtare e Krimeve të Mbretërisë së Bashkuar (NCA).
Ata u arrestuan me dyshimin për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm dhe hyrjen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Pesë persona, përfshirë një vajzë shtatëvjeçare, vdiqën në një përplasje në bordin e një varke që kalonte Kanalin, raporton BBC.
Varka mbante 112 persona në momentin e tragjedisë.
Policia i identifikoi burrat si dy shtetas sudanezë – të moshës 22 dhe 19 – dhe një shtetas sudanez jugor, gjithashtu 22 vjeç.