Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nxitojnë me dërgimin e raketave ajrore mbrojtëse “Patriot” në Ukrainë.
Nga Pentagoni kanë thënë se ngjashëm do të veprohet edhe më armatimin tjetër, si pjesë e paketës së re ushtarake për Kievin, raporton BBC.
Megjithatë, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se nuk do të dërgohen sisteme për lansimin e raketave.
Në anën tjetër presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është urgjente ndihma me “Patriotët” pasi që ata po përballen me kërcënimit në rritje të Rusisë.
“Mund të shpëtohen jetë tani”, ka deklaruar ai.