I riu rus i vë zjarrin vetes para zyrave te rekrutimit të ushtrisë në Shën Petersburg

Evropë

I riu rus i vë zjarrin vetes para zyrave te rekrutimit të ushtrisë në Shën Petersburg

Më: 1 maj 2024 Në ora: 18:11
Rusi

I riu rus ia ka vënë zjarrin vetes në protestë ndaj rekrutimeve për luftën në Ukrainë, para zyrave të ushtrisë në Shën Petersburg.

24 vjeçari Ruslan Palitsyn u dërgua me urgjencë dje në spitalin e Dzhanelidze ku u njoftua se kishte pësuar 90 përqind djegie në trup dhe po mbahej në kujdes intensiv.

Zyrat e rekrutimit pranë së cilave ndodhi ngjarja, mbledhin ushtarë për të dërguar në luftën e Ukrainës por nuk është e qartë nëse Palitsyn ishte urdhëruar të paraqitej.

Ai kishte ardhur në Shën Petersburg qyteti tij i lindjes, Krasnoyarsk në Siberi.

Mediat vendase e përshkruanin atë si muzikant, kërcimtar e performues në rrjetet sociale. I riu ka kryer disa role filmike dhe në reklamat televizive.

Nuk dihen ende detajet e gjendjes shëndetsore pas aktit të protestës ekstreme, kundër dërgimit të të rinjve në luftën brutale të Ukrainës te udhëhequr nga Valdimir Putin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat