Një alarm zjarri është dhënë në aeroportin Gatwick në Londër mëngjesin e së enjtes, duke shkaktuar panik tek personeli dhe ushtarët.
Dhjetëra pasagjerë të bllokuar janë fotografuar jashtë aeroporti, të cilët thuhet se janë duke u evakuuar nga ndërtesa.
Njerëzit e pakënaqur kanë publikuar në mediat sociale skena kaotike e të furishme, ndërsa mijëra pasagjerë presin jashtë terminalit, ndërsa shumë thonë se nuk janë në dijeni të asaj që po ndodh.
Dyshohet se vonesat e fluturimeve janë ‘të pashmangshme’, ndërsa në “X”, persona nga aeroporti shkruajnë se “Stafi thotë se të gjitha fluturimet nuk nisen”.