Dy oficerë policie u plagosën rëndë të enjten mbrëma pas të shtënave.
Ngjarja u regjistrua në një stacion policor në Paris ku një burrë i mori armën e shërbimit një polici dhe hapi zjarr.
Ngjarjet u zhvilluan pak para orës 22:30 ndërsa sulmuesi sapo ishte arrestuar.
Oficerët po i nënshtronin një kontrolli trupor kur sulmuesi veproi ndaj tyre.
Dy efektivët e policisë u transportuan në spital, ku u shtruan në repartin e terapisë intensive.