Në Gjermani shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të shpëtojnë pasi vetura e tipit Ferrari mori flakë dhe u dogj e tëra.
Zjarri e kaploi veturën pasi shoferi kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me një pemë.
Para se makina të merrte flakë, shoferi dhe pasagjeri arritën të shpëtojnë në kohë.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/May/10/auto_w21715328988.jpg)
Sipas policisë, dëmi material pritet të jetë rreth 100 mijë euro, shkruan Bild.
Shoferi dhe pasagjeri janë kontrolluar nga mjeku i urgjencës por kanë shpëtuar me lëndime të lehta dhe nuk kanë pasur nevojë të dërgohen në spital. Pas aksidentit ata morën një taksi.