“Po lufton ende me jetën”, çfarë dihet deri më tani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak?

Evropë

“Po lufton ende me jetën”, çfarë dihet deri më tani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak?

Më: 15 maj 2024 Në ora: 15:37 Përditësuar në ora: 16:15 më 15.05.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Qeveria sllovake konfirmon atentatin ndaj kryeministrit Fico

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme sllovake konfirmoi të mërkurën se ka ndodhur një atentat për vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Zyra e Qeverisë sllovake tha se Fico është në rrezik për jetë si pasojë e plagëve.

Fico, 59, u godit në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas TA3.

Plagosja e Kryeministrit të Sllovakisë, Presidenti i Letonisë e quan atentat

Presidenti i Letonisë, Edgars Srinkevics, ka reaguar pas plagosjes së Kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, duke e dënuar këtë akt dhe duke bërë thirrje për hetim të hollësishëm.

Srinkevics ka thënë se dhuna është totalisht e papranueshme, derisa i ka uruar Ficos shërim të shpejtë.

“Çfarëdo dallime politike apo të tjera që ekzistojnë, dhuna është krejtësisht e papranueshme. I uroj shërim të shpejtë Kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico. E dënoj këtë atentat dhe bëj thirrje për një hetim të hollësishëm”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Plagoset kryeministri i Sllovakisë, publikohen pamjet

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur në një incident me të shtëna pas një takimi të Qeverisë në afërsi të Bratislavës, raporton televizioni sllovak TA3.

Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

I dyshuari është arrestuar, sipas TA3.

close

volume_off

Nënkryetari i Parlamentit të Sllovakisë, Lubos Blaha, konfirmoi incidentin gjatë një seance parlamentare, të cilën e shtyu për datë të papërcaktuar, njoftoi agjencia sllovake e lajmeve, TASR.

Nuk dihet sa rëndë mund të jetë plagosur Fico. Ai u dërgua menjëherë në spital, raportoi TASR, duke e cituar Blahan.

Gazetarët, të cilët ishin në vendin e ngjarjes, thanë se u dëgjuan disa të shtëna me armë.

Ata shtuan se zyrtarët e sigurisë e futën një person në një veturë dhe u larguan me shpejtësi.

I arrestuari besohet se është i dyshuari që shtiu mbi kryeministrin, megjithëse kjo nuk është konfirmuar nga policia lokale.

Zyra e kryeministrit nuk e ka komentuar rastin ende.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat