Një dron ukrainas goditi një tjetër terminal nafte, këtë herë në portin rus të Detit të Zi të Novorossiisk, sipas burimeve dhe pamjeve të shpërndara në mediat sociale.
Janë goditur terminali i produkteve të naftës Importpischeprom dhe porti i naftës Sheskharis, ku ky i fundit menjëherë u mbyll.
Ngarkimet e naftës rifilluan më vonë nga Sheskharis, sipas burimeve të industrisë dhe të dhënave të LSEG, ndërsa aktiviteti në Importpischeprom mbetet i pezulluar, raporton skynews.
Kjo erdhi pasi zyrtarët rusë raportuan një tjetër sulm me dron në një rafineri nafte, duke shkaktuar një zjarr në Tuapse, e cila është afërsisht 150 km në juglindje të Novorossiisk. Të dy janë në rajonin e Krasnodarit.
Novorossiisk është porti më i madh i Rusisë në Detin e Zi dhe është një degë kryesore e naftës për naftën bruto dhe tranzit në jug të vendit.
Ai gjithashtu trajton grurë, qymyr, plehra minerale, lëndë druri, kontejnerë, ushqime dhe ngarkesa kimike.
Ndryshe, ukrainasit nuk kanë përfillur kërkesat e amerikanëve që mos të sulmohen rafineritë e naftës dhe gazit në Rusi.