Një shpërthim ka ndodhur në një nga universitetet në qytetin rus të Shën Petersburg.
Në fakt, shpërthimi ka ndodhur në katedrën e Akademisë Ushtarake të Rusisë.
Mediat raportojnë se nga shpërthimi janë lënduar të paktën shtatë persona.
Ata u transferuan në objektin mjekësor të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ku iu ofrua e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore.
Një banor vendas informoi autoritetet për shpërthimin në territorin e akademisë ushtarake të komunikimeve Budenov.
Ndryshe, autoritetet ruse tashmë kanë nisur hetimet dhe shumë shpejt do të dihen detajet e para se çka e shkaktoi shpërthimin.