Parlamenti i Sllovakisë votoi njëzëri sot për të dënuar dhunën e motivuar politikisht, raportoi Associated Press.
Deputetët miratuan një rezolutë që u bën thirrje partive politike, organizatave qytetare dhe mediave të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe të përmbahen nga përhapja e urrejtjes kundër qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike.
Një vendim i tillë vjen pas plagosjes së kryeministrit Robert Fico nga një person i cili ishte anëtar i turmës që po përshëndeste kryeministrin.
Gjendja e tij vijon të jetë e rëndë por e ka kaluar rrezikun për jetën.