Ambasada amerikane në Sarajevë pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën: E mbështetëm me krenari

Evropë

Ambasada amerikane në Sarajevë pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën: E mbështetëm me krenari

Më: 23 maj 2024 Në ora: 18:23
Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Sarajavë

Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Sarajavë ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB’së e miratoi rezolutën e cila cakton 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Vitit 1995 në Srebrenicë, që do të shënohet çdo vit.

Ambasada thotë se “mohimi i përsëritur i gjenocidit të Srebrenicës e bën përkujtimin ndërkombëtar të ngjarjeve të vitit 1995 edhe më të rëndësishëm dhe urgjent”.

Reagimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara mbështetën me krenari rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të paraqitur nga Ruanda, Gjermania dhe Bosnja dhe Hercegovina, për të përkujtuar gjenocidin e Srebrenicës të vitit 1995 dhe mirëpret miratimin e saj.

Mohimi i përsëritur i gjenocidit të Srebrenicës e bën përkujtimin ndërkombëtar të ngjarjeve të vitit 1995 edhe më të rëndësishëm dhe urgjent. Rezoluta nënvizon se gjenocidi ndodhi në dhe rreth Srebrenicës në korrik 1995, një fakt i padiskutueshëm i vendosur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe një numër i madh provash mjeko-ligjore.

Rezoluta nuk shënjestron asnjë shtet Anëtar dhe nuk cakton përgjegjësi kolektive për asnjë grup njerëzish. Siç e bën të qartë rezoluta, ne të gjithë kemi detyrimin për të pranuar faktet, për të mësuar të vërtetën, për të nderuar viktimat, për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur dhe identifikuar viktimat dhe për të ndjekur penalisht autorët. Këto hapa janë thelbësore për pajtimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat