Ukraina dhe Greqia do të nënshkruajnë një marrëveshje sigurie në të ardhmen e afërt, tha në një deklaratë të enjten zyra presidenciale e Ukrainës.
Gjatë një takimi me të dërguarin special të Greqisë për Ukrainën, Spyridon Lambridis, nënkryetari i presidencës së Ukrainës Ihor Zhovkva falënderoi Athinën për mbështetjen dhe ndihmën e saj.
Palët diskutuan edhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të paqes në Zvicër, i cili do të mbahet më 15-16 qershor.
Zhovkva vuri në dukje rëndësinë e mbështetjes greke në fillimin e negociatave për pranimin e Ukrainës në BE dhe qasjen e saj ndaj anëtarësimit në NATO, thuhet në deklaratë. /AA