Vuçiq takohet me Dodikun, diskutojnë për “asamblenë e madhe serbe”

Evropë

Vuçiq takohet me Dodikun, diskutojnë për “asamblenë e madhe serbe”

Më: 25 maj 2024 Në ora: 16:50
Foto nga takimi

Gjatë ditës së sotme presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, është takuar me  presidentin e Republika Sërpskas, Millorad Dodik.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq ka thënë se në këtë takim është biseduar për përgatitjet rreth takimit të asaj që po quhet “Parlamenti i madh serb”.

Sipas tij, “uniteti i popullit serb do të konfirmohet fuqishëm”.

“Takim i shkëlqyer me Millorad Dodikun. Përgatitjet për Parlamentin e 8 Qershorit, tema kryesore e diskutimit. Uniteti i popullit serb do të konfirmohet fuqishëm”, ka shkruar Vuçiq.

Kujtojmë që të enjtën, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka miratuar rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

84 shtete votuan për, 19 ishin kundër e 68 abstenuan.

Vendet që votuan për janë: Shqipëria, Andorra, Australia, Austria, Belgjika, Bangladeshi, Bosnja dhe Hercegovina, Brunei, Bullgaria, Kepi i Gjelbër, Kanadaja, Çadi, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Xhibuti, Ekuadori, Egjipti, El Salvadori, Estonia, Fixhi, Finlanda, Franca, Gambia, Gjermania, Guinea-Bissau, Guajana, Irlanda, Indonezia, Iraku, Irani, Irlanda, Italia, Jordania, Japonia, Kuvajti, Letonia, Libia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malavi, Malajzia, Malta, Mauritania, Mikronezia, Myanmari, Mali i Zi, Holanda, Zelanda e Re, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Pakistani, Palau, Polonia, Portugalia, Katari, Koreja e Jugut, Rumania, Ruanda, San Marino, Moldavia, Arabia Saudite, Senegali, Sierra Leone, Singapori, Sllovenia, Afrika e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra, Tunizia, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe, Uruguai, Jemeni, Zambia, Shtetet e Bashkuara dhe Tanzania etj.

Vendet që votuan kundër janë si vijon: Kina, Serbia, Eritrea, Mali, Nikaragua, Rusia, Grenada, Hungaria, Komoros etj.

Ndërsa vendet që abstenuan janë: Algjeria, Angola, Argjentina, Armenia, Bahamas, Barbados, Benin, Bhutan, Brazil, Burundi, Kampoxhia, Kameroni, Kongo, Kenia, Kiribati, Kazakistani, Hondurasi, Haiti, Guinea, Greqia, Gana, Gaboni, Madaskari, Mongolia, Mozambiku, Namibia, Panama, Peru, Paragaj, Oman, Nigeria, Nepali, Vietnami etj.

Vlen të theksohet se Hungaria është i vetmi vend në Bashkimin Evropian që ka votuar kundër rezolutës.

Derisa në fjalën e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” dhe kërkoi që të mos mbështetet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat