LIVE: Njësia speciale ukrainase eliminon 11 ushtarë të Putinit – Këto dy shtetet mbështesin Ukrainën t’i godasë caqet brenda Rusisë

Evropë

LIVE: Njësia speciale ukrainase eliminon 11 ushtarë të Putinit – Këto dy shtetet mbështesin Ukrainën t’i godasë caqet brenda Rusisë

Nga: Bota sot Më: 28 maj 2024 Në ora: 06:35 Përditësuar në ora: 12:18 më 28.05.2024
Pamje nga lufta në Ukrainë

​Situata në Ukrainë, Borrell: Ndihma ushtarake e BE-së është vendimtare

Situata në Ukrainë tregon se ndihma ushtarake e BE-së është “vendimtare”, tha të martën shefi i politikës së jashtme të bllokut.

"Situata bën që ndihma jonë ushtarake është ende më e rëndësishme, vendimtare, kritike, ajo mund të bëjë një ndryshim," u tha Josep Borrell gazetarëve në pragun e takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.

“Mendoj se gjëja e rëndësishme është të vendoset baza për financim më të mirë të zhvillimit të mbrojtjes evropiane."

“Ne kemi nevojë për më shumë financime private dhe më shumë financime publike,” tha ai.

I pyetur në lidhje me qëndrimin bllokues të Hungarisë ndaj fondit të Fondit Evropian të Paqes (EFF) për Ukrainën, Borrell tha se Budapesti "ka shqetësime që nuk lidhen saktësisht me çështjen e mbrojtjes".

“Firmat hungareze janë marrë me problemet në Ukrainë. Ukraina po merret me minoritetin hungarez në territorin e saj. Ne po bëjmë maksimumin për t'i zgjidhur këto probleme,” tha ai.

Edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është deklaruar se Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën dhe se Kievi ka të drejtën të vetëmbrohet dhe vendet e NATO-s kanë të drejtën ta ndihmojnë atë.

Ministri thotë se Polonia nuk duhet të përjashtojë dërgimin e trupave në Ukrainë

Polonia nuk duhet të përjashtojë dërgimin e trupave në Ukrainë, tha Ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski në komentet e botuara të martën, ndërsa Kievi përpiqet të zmbrapsë përparimet ruse, por Sikorski nuk specifikoi se çfarë roli do të luanin trupat polake.

Ndërsa aleatët e NATO-s të Ukrainës janë zotuar të furnizojnë kombin e shkatërruar nga lufta me para dhe armë për aq kohë sa duhet për të zmbrapsur një pushtim rus, ata në përgjithësi kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtarëve në vend.

I pyetur në një intervistë nëse Polonia ishte gati të dërgonte trupa në Ukrainë, Sikorski tha: “Ne nuk duhet ta përjashtojmë këtë. Duhet ta lëmë Putinin të hamendësojë për qëllimet tona”.

Intervista është publikuar në Gazeta Wyborcza të Polonisë, La Repubblica të Italisë dhe El Pais të Spanjës, raporton Reuters.

Presidenti francez Emmanuel Macron hapi derën për dërgimin e trupave në Ukrainë dhe në një konferencë në Paris më 26 shkurt, duke sugjeruar se një fushë ku trupat perëndimore mund të ndihmojnë do të ishte trajnimi i ukrainasve në Ukrainë.

Vetë Sikorski ka thënë më parë se prania e trupave të NATO-s në Ukrainë “nuk është e paimagjinueshme”.

Të hënën, komandanti i lartë i Ukrainës tha se kishte nënshkruar dokumentet që lejonin instruktorët ushtarakë francezë të vizitojnë qendrat e trajnimit ukrainas së shpejti.

Rusia ka fituar terren në Ukrainë që nga dështimi i kundërofensivës së Kievit të vitit 2023 për të bërë ndonjë sulm serioz kundër trupave ruse të gërmuara mirë, me forcat e Kievit të penguara nga vonesat në furnizimet me armë dhe municione.

Çfarë është duke ndodhur tani në luftën në Ukrainë?

Teksa zakonisht raportohet për zhvillime në kohë reale, përmes këtij shkrimi do të tentojmë të bëjmë një përmbledhje duke dhënë një pasqyrë se në cila është situata momentale e luftës në Ukrainë.

Pretendime kontradiktore në frontin e dytë

Kharkiv mbetet një fokus kryesor pasi Rusia hapi një front të ri në kufirin verilindor.

Ai ka qenë subjekt i raporteve kontradiktore, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që tha se Ukraina kishte siguruar “kontroll luftarak”, ndërsa ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se forcat e saj po përparonin, shkruan Sky News.

Dhe Ministria britanike e Mbrojtjes tha se përfitimet ruse në verilindje nuk ishin ashtu siç pretendohej, duke lejuar Ukrainën të përmbajë vrullin e Moskës.

Ajo vlerësoi se përpjekja e Vladimir Putin për të krijuar një zonë tampon midis Ukrainës dhe Rusisë kishte qenë e pasuksesshme deri më tani dhe fitimet e mëtejshme nuk kishin gjasa në javën e ardhshme.

Por kjo do të jetë pak ngushëllim për ata që jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të predhave ruse në rajon.

Një sulm në një qendër tregtare në qytetin e Kharkiv këtë fundjavë vrau të paktën 16 persona, plagosi më shumë se 40 dhe kërkimet vazhdojnë për të tjerë.

Mes viktimave ishe edhe një vajzë 12-vjeçare.

Ndihma

SHBA njoftoi një paketë të re armësh dhe pajisjesh prej 275 milionë dollarësh për Ukrainën për ta ndihmuar atë të zmbrapsë sulmin e Rusisë në rajonin e Kharkiv.

Samiti i paqes

Volodymyr Zelensky u bëri thirrje drejtpërdrejt homologëve të tij amerikanë dhe kinezë që të bashkohen në samitin e tij të fundit për paqen në Ukrainë.

Duke folur nga Kharkiv në Ukrainën verilindore të premten, ai njoftoi një “samit global të paqes”, të bashkëorganizuar nga Zvicra, duke filluar më 15 qershor.

Ai pretendoi se 80 vende e kishin konfirmuar tashmë pjesëmarrjen e tyre.

‘Armëpushimi’ i Putinit

Vladimir Putin është gati të ndalojë luftën në Ukrainë me një armëpushim që njeh linjat aktuale të fushëbetejës, thanë katër burime ruse për agjencinë e lajmeve Reuters.

 

Narrativa shihet gjerësisht si një strategji për të konsoliduar tokën ukrainase nën kontrollin rus, me pak ose aspak garanci që Putin nuk do ta përdorte atë për të nisur një sulm tjetër ndaj asaj që ka mbetur nga Ukraina.

Propogandistët rusë kanë mbrojtur më parë “zvogëlimin e Ukrainës” në madhësinë e rajonit Lviv në perëndim.

Stërvitje bërthamore

Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte filluar një raund stërvitjesh që përfshinin armë bërthamore taktike në përgjigje të vërejtjeve të zyrtarëve të lartë perëndimorë për mundësinë e përfshirjes më të thellë në luftë.

Sipas deklaratës së ministrisë, faza e parë e stërvitjeve të reja përfshinte raketa Kinzhal dhe Iskander me aftësi bërthamore në rajonet jugore të Rusisë.

Krimea

Ukraina pretendoi se kishte shkatërruar luftanijen e fundit ruse të armatosur me raketa që ishte vendosur në gadishullin e pushtuar.

Ajo tha se një sulm me rreze të gjatë shkatërroi anijen ruse të marinës minapastruese Tsiklon në Sevastopol.

Lufta në Ukrainë, Kremlini: NATO po përfshihet drejtpërdrejt në konflikt

NATO është e përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrainë dhe po rrit nivelin e përshkallëzimit.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pas deklaratave të sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg për përdorimin e raketave nga Kievi të furnizuara nga vendet e aleancës për të goditur territorin rus.

Stoltenberg, në një intervistë për The Economist, sugjeroi që aleatët e NATO-s të shqyrtojnë edhe një herë çështjen nëse Ukraina duhet të jetë në gjendje të godasë objektet ushtarake të vendosura në territorin rus me armë perëndimore. 

Shumë vende që furnizojnë me armë Ukrainën e kanë lejuar t’i përdorë ato vetëm në tokën e saj, duke përfshirë Krimenë, të cilën Moska e aneksoi në 2014 dhe Donbass, duke e ndaluar të godasë objektivat në tokën ruse.

Spanja kundërshton përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina në territorin rus

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez siguroi të hënën se Madridi nuk planifikon të lejojë përdorimin e armët e furnizuara në Kiev për sulme në territorin rus.

“Ne nuk mendojmë ta përdorim atë në këtë kuptim,” iu përgjigj ai një pyetjeje mbi këtë çështje në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sanchez nuk specifikoi se çfarë lloji të pajisjeve ushtarake do t’i furnizohen Kievit, por siguroi se Spanja do të ofrojë “aftësi ushtarake të negociuara aktualisht me qeverinë ukrainase”.

Më pas, ai sqaroi se Madridi tashmë po furnizon me raketa Patriot, duke konfirmuar dërgimin e tankeve Leopard dhe “municioneve” të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat