Shpërndahet parlamenti britanik, fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

Evropë

Shpërndahet parlamenti britanik, fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

Më: 30 maj 2024 Në ora: 10:21
Parlamenti britanik

Parlamenti i Britanisë është shpërbërë zyrtarisht përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 4 korrikut.

Zgjedhje këto në të cilat Partia Laburiste e Keir Starmer thuhet se është favoriti në sondazhe.

Kjo vjen pas vendimit të befasishëm të kryeministrit konservator, Rishi Sunak për të mbajtur zgjedhje të parakohshme.

Sot nis zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjen e anëtarëve të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat