Të shtëna më armë pranë një restoranti në Londër, 4 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Evropë

Të shtëna më armë pranë një restoranti në Londër, 4 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Më: 30 maj 2024 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Katër persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën gjatë një sulmi me armë pranë një restoranti turk në lindje të Londrës.

Fëmija është shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa nuk dihet gjendja e pjesës tjetër të të plagosurve.

Fëmija dhe dy nga të rriturit e plagosur janë anëtarë të së njëjtës familje.

Ende nuk dihet nëse të plagosurit kanë qenë klientë të lokalit apo kanë qenë jashtë restorantit në kohën e gabuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat