Irani paraqet një nga kërcënimet më të mëdha të sigurisë edhe në Suedi, informatë kjo e shërbimit suedez të sigurisë për publikun në një deklaratë për shtyp. Ata deklarojnë se Irani po përdor kriminelë në Suedi.
“Në vitet e fundit, policia e sigurisë në Suedi është marrë me disa raste specifike, dhe se janë shmangur plane për atentate të lidhura me shërbimet iraniane të sigurisë! Irani ndër të tjera shfrytëzon rrjete të ndryshme kriminale, thuhet në njoftimin për shtyp, përcjell Aftonbladet.
Sipas shërbimit suedez të sigurisë, Irani përbën një nga kërcënimet më të mëdha të sigurisë për Suedinë.
“Ne kemi vërejtur se Irani synon poashtu interesat e shteteve të tjera në Suedi, jo më pak të Izraelit, tha Daniel Stenling, kreu i inteligjencës në policinë suedeze në një deklaratë për shtyp të enjten.
Ai shtoi se Irani përdor persona me prapavijë kriminele si ndërmjetës për të kryer akte dhune dhe kërcënime ndaj shteteve të tjera në Suedi.
Është për keqardhje se këta mund të jenë, të rinj, madje edhe fëmijë, të cilët yshten të kryejnë aktivitete kërcënuese për sigurinë në Suedi./Kjersti Lien