​Tri shtete evropiane bashkojnë forcat për korridorin e hidrogjenit

Evropë

​Tri shtete evropiane bashkojnë forcat për korridorin e hidrogjenit

Më: 30 maj 2024 Në ora: 21:07
Ilustrim

​Tri shtete evropiane bashkojnë forcat për korridorin e hidrogjenit.

Italia, Gjermania dhe Austria kanë bashkuar forcat për ndërtimin e Korridorit Jugor të Hidrogjenit, thanë ministrat e Energjisë në margjinat e një takimi ministror të BE-së të enjten.

Të tri vendet kanë nënshkruar një deklaratë synimi duke u zotuar të realizojnë të ashtuquajturin Korridori Jugor 2, një tubacion hidrogjeni mbi 3 mijë kilometra që lidh Afrikën e Veriut, ku pjesa më e madhe e hidrogjenit të gjelbër do të prodhohet fillimisht në Itali dhe më pas në Gjermani dhe Austri.

Projekti synon të ndihmojë në arritjen e objektivit të BE-së për të importuar 10 milionë tonë hidrogjen të rinovuar, sipas Planit RepowerEU. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat