Ministrat e NATO-s diskutojnë për rritjen e mbështetjes për Ukrainën

Evropë

Ministrat e NATO-s diskutojnë për rritjen e mbështetjes për Ukrainën

Më: 31 maj 2024 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha këtë mëngjes se aleatët do të trajtojnë se si të mbështesin dhe rrisin mbështetjen për Kievin.

Ai kështu u shpreh derisa ministrat e NATO-s u mblodhen për bisedime në Pragë, raporton The Guardian.

“Aleatët i kanë ofruar mbështetje të paprecedentë Ukrainës. Vetëm javën e kaluar Belgjika njoftoi 30 F-16 të tjerë dhe Spanja dhe Suedia njoftuan paketa të reja prej më shumë se një miliard euro secila për mbrojtjen ajrore, për artilerinë dhe për pajisje të tjera të rëndësishme për Ukrainën. Këto dhe njoftime të tjera vijnë në krye të vendimit të ShBA-së për 61 miliardë dollarë (mbi 56 miliardë euro) shtesë për Ukrainën”, u shpreh Stoltenberg.

“Por ne do të trajtojmë se si të sigurohemi që të mbajmë dhe të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën dhe unë kam propozuar që NATO duhet të luajë një rol më të madh në koordinimin dhe ofrimin e ndihmës dhe trajnimit të sigurisë për Ukrainën”, shtoi ai.

“Unë propozova gjithashtu një zotim financiar të shumëfishtë për të siguruar më shumë përgjegjshmëri dhe parashikueshmëri në mbështetjen që i ofrojmë Ukrainës, sepse ne duhet të sigurohemi që Moska të kuptojë se ne jemi të përgatitur për një kohë të gjatë në mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha gjithashtu shefi i NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat