Ukraina mund të përdorë armët gjermane ndaj objektivave ruse

Evropë

Ukraina mund të përdorë armët gjermane ndaj objektivave ruse

Më: 31 maj 2024 Në ora: 12:18
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit

Sipas vlerësimit të qeverisë gjermane, Ukraina mund të mbrohet nga sulmet ruse me armët gjermane duke i përdorur ato edhe ndaj objektivave ushtarake në Rusi. 

"Në javët e fundit, Rusia nga pozicione në zonën e drejtpërdrejtë kufitare ruse ka përgatitur, koordinuar dhe zhvilluar sulme sidomos në zonën e Kharkivit", tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit në një njoftim për shtyp.

"Së bashku ne jemi të bindur, se Ukraina ka të drejtën e garantuar ndërkombëtare, të mbrohet kundër këtyre sulmeve. Për këtë ajo mund të përdorë armët e furnizuara në përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare, edhe armët me të cilat e kemi funrizuar ne", thuhet më tej në njoftimin e qeverisë gjermane.

Ky hap i Gjermanisë erdhi pas miratimit që bëri edhe SHBA. Nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, nuk u tha, se për çfarë armësh bëhet fjalë, por mendohet se armët që mund të përdoreshin janë tanket "Haubitz" 2000 dhe raketahedhës MARS-II.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat