LIVE: Ngritet alarmi, Polonia dhe NATO nxjerrin avionët e luftës – çka po ndodh me Ukrainën!

Evropë

LIVE: Ngritet alarmi, Polonia dhe NATO nxjerrin avionët e luftës – çka po ndodh me Ukrainën!

Nga: Bota sot Më: 1 qershor 2024 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 20:11 më 01.06.2024
Foto ilustrim

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Në fillim të kësaj jave, një stacion radari rus për paralajmërime të hershme u godit nga predha të paidentifikuara dhe dronë ukrainas, tha agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës.

Nuk është e qartë nëse u shkaktuan dëme të mëdha, por çfarë pati rëndësi të madhe për këtë sulm ishte vendndodhja e këtij stacioni: rreth 1.800 kilometra larg kufirit ukrainas.

Gjatë 27 muajve prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë, Ukraina i ka goditur caqet brenda Rusisë: së pari qetësisht, e pastaj guximshëm dhe bujshëm, përfshirë sulme matanë kufirit nga grupe paramilitare dhe sulme spektakolare me dronë në zemër të Moskës.

Por Ukraina ka shfaqur padurim dhe inatosje nga kufizimet që ia kanë pamundësuar përdorimin e armëve, me të cilat është furnizuar nga Perëndimi, për të kryer sulme më të mëdha thellë brenda Rusisë: kundër trupave të grumbulluara pranë kufirit, apo kundër hekurudhave, apo depove të armatimit.

Një ofensivë tashmë trijavore në afërsi të Kharkivit në verilindje, e cila i ka dërrmuar forcat e Ukrainës, e ka rritur padurimin e saj, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Prej 30 majit, kjo ka ndryshuar, sepse Shtetet e Bashkuara iu bashkuan dhjetëra aleatëve të NATO-s duke thënë për herë të parë se do ta lejojnë Ukrainën t’i godasë disa caqe brenda Rusisë.

Ky ndryshim është i kufizuar në fushëveprim, dhe ua mundëson forcave ukrainase t’i përdorin raketat me rreze të shkurtra veprimi, që shkrepen nga raketahedhësit HIMARS, apo artileritë, për t’i goditur postet komanduese, depot e armatimit, si dhe caqet e tjera ushtarake që përdoren në ofensivën kundër Kharkivit.

Por Ukraina ende e ka të ndaluar të përdorë raketa tokë-ajër me rreze të gjata veprimi, të cilat njihen si ATACMS, për të kryer sulme brenda Rusisë.

“Presidenti amerikan, Joe Biden, së fundmi e udhëzoi ekipin e vet të sigurohet që Ukraina është në gjendje t’i përdorë armët amerikane për kundërsulme në rajonin e Ukrainës, në mënyrë që forcat ukrainase të mund t’iu përgjigjen sulmeve të forcave ruse”, tha një zyrtar amerikan.

“Qëndrimi ynë në lidhje me ndalimin e përdorimit të ATACMS-ve apo raketave me rreze të gjata veprimi brenda Rusisë, nuk ka ndryshuar”, shtoi ai.

“Ukraina ka të drejtë t’i godasë caqet në Rusi”, tha Jack Watling, hulumtues në Institutin e Bashkuar të Shërbimeve Mbretërore në Londër në një podkast të Financial Times para se të bëhej publik vendimi.

“Ajo është në luftë me Rusinë, dhe Rusia po i godet caqet në Ukrainë çdo ditë, tha Watling.

Por ai theksoi se çështja është se çfarë lloj arme do të lejohet Ukraina t’i përdorë për të bërë dallimin e madh.

Kjo pasi ka shumë dallim mes sulmeve matanë kufirit me artileri Howitzer dhe sulmeve me raketa me rreze të gjata veprimi Storm Shadow, raketa luftuese Scalp, apo raketa ATACMS.

Në të kaluarën, Rusia ka paralajmëruar se furnizimi i Ukrainës nga Uashingtoni me armë me rreze të gjata veprimi “do t’i shkelte vijat e kuqe”.

Megjithatë, edhe pse është rritur furnizimi i Ukrainës me armë perëndimore, Rusia është përmbajtur nga sulmimi i dërgesave, apo depove ku ato armë mund të ruhen.

I pyetur për ndryshimin e qëndrimit amerikan, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska nuk dinte gjë për këtë dhe la të kuptohej se qeveria ruse nuk e sheh këtë si ndryshim të madh.

“Dihet shumë mirë se armët amerikane janë përdorur tashmë për të tentuar për ta sulmuar territorin rus”, tha Peskov duke shtuar se “kjo nuk është dëshmi e qartë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në konflikt”.

Ka muaj që Ukraina me entuziazëm i godet caqet në Krime, gadishullin e Detit të Zi që Rusia e pushtoi në vitin 2014.

Rusia ka numër të madh të trupave, aeroplanëve luftarakë dhe pajisjeve të tjera atje. Cak i sulmeve ka qenë edhe flota e marinës ruse në Detin e Zi, e cila deri vonë ka qenë e vendosur në portin e Sevastopolit.

Në fund të prillit, Ukraina përdori raketa ATACMS për ta goditur një fushë ajrore në Dzhankoi në Krime. Megjithëse Ukraina ishte furnizuar me raketat ATACMS me rreze të shkurta veprimi në të kaluarën, sulmi në Dzhankoi ishte sulmi i parë në të cilin forcat ukrainase kishin përdorur raketat me rreze të gjata veprimi – të cilat SHBA-ja ia kishte dërguar fshehurazi pak muaj paraprakisht.

Meqë Shtetet e Bashkuara, njëlloj si shumica e bashkësisë ndërkombëtare, nuk e njohin pretendimin e Rusisë për Krimenë, kishte pak kufizime ndaj Ukrainës në lidhje me sulmet e saj.

Por, forcat ukrainase kanë hasur në vështirësi në fushëbetejë tash e shumë muaj, kryesisht për shkak të vonesave në furnizim me armë amerikane, të cilat u shkaktuan si pasojë e mosmarrëveshjeve politike në Uashington.

Vështirësitë e tyre u rritën dukshëm më 10 maj, kur dhjetëra mijëra trupa ruse e kaluan kufirin në veri të qytetit Kharkiv, dhe e nisën një ofensivë të re. Kjo i detyroi komandantët ukrainas t’i dërgojnë me nxitim njësitet me më përvojë në këtë rajon nga pjesë të tjera të vendit.

“Ndryshimi i qëndrimit për armët do ta lejojë Ukrainën t’i sulmojë trupat ruse, posaçërisht postet komanduese, njësitë e artilerisë, ato logjistike dhe të mbrojtjes ajrore, të cilat janë të vendosura në territorin rus pranë Kharkivit”, tha Mick Ryan, ish-gjeneralmajor i ushtrisë australiane.

Njëra prej arsyeve pse Rusia është duke shënuar përparim tani, është superioriteti i saj në luftën në ajër.

“Rusia ka qenë në gjendje të hedhë bomba shkatërruese nga aeroplanët e saj luftarakë”, tha John Norberg, analist dhe ekspert për ushtrinë ruse në Agjencinë Kërkimore të Mbrojtjes në Suedi, FOI.

Ukraina nuk ka qenë në gjendje t’i zmbrapsë këto sulme ajrore, për shkak të mungesës së madhe të kundërajrorëve, siç është sistemi kundërajror amerikan, Patriot.

Megjithatë, është e paqartë se çfarë e shtyu administratën Biden ta ndryshonte qëndrimin. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili e vizitoi Kievin muajin e kaluar, thuhet se mori një vlerësim real të aftësive të forcave ukrainase. Në Kongresin amerikan, ligjvënësit nga të dyja partitë e kishin kritikuar Shtëpinë e Bardhë për frenimin e Ukrainës.

Duke iu drejtuar Blinkenit gjatë një seance në Komitetin për Çështje të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 22 maj, kryetari republikan i Komitetit, Michael McCaul, e akuzoi administratën Biden, dhe posaçërisht këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, se kanë krijuar një “strehë” për forcat ruse përgjatë kufirit.

Ndërkohë Gjermania, njëra prej vendeve anëtare të NATO-s që kishte ngurruar më së shumti kur bëhej fjalë për armët perëndimore, deklaroi se pajtohet me qëndrimin politik të SHBA-së se Ukraina mund t’i godasë disa caqe brenda Rusisë.

Gjithashtu, edhe një numër i madh i vendeve tjera anëtare të NATO-s kanë thënë se e mbështesin përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina, për t’i goditur caqet brenda Rusisë.

“Megjithatë, sa i përket armëve të cilat mund të veprojnë në largësi të mëdha, qindra kilometra, ne ende ngurrojmë”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë një vizite në Moldavi.

“Sot ne e furnizojmë me raketa, autoblinda, para dy viteve as që do të bëhej fjalë për këto. Por gjithçka bëhet dalëngadalë”, tha Norberg.

Ndryshe, gatishmëria e Ukrainës për t’i goditur vetë caqet ruse – civile apo ushtarake – me teknologjinë e vet dhe me shumë gjasë pa pëlqimin e NATO-s dhe SHBA-së, i ka ndërlikuar diskutimet.

Sulmi në stacionin e radarit në afërsi të qytetit Orsk më 27 maj ishte shembulli më i fundit.

Kjo u kritikua nga disa ekspertë të armëve, të cilët thonë se mbase është me rrezik për Ukrainën të godasë caqet ushtarake që përdoren për mbrojtje bërthamore – gjë që nuk është e lidhur me luftën në Ukrainën drejtpërdrejtë.

Të paktën 19 të plagosur pasi Rusia godet rrjetin elektrik të Ukrainës

Rusia ka goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës me një sulm me dron dhe raketa, duke plagosur të paktën 19 persona, thanë zyrtarët lokalë.

Ushtria ukrainase ka raportuar se ka rrëzuar 35 nga 53 raketat e lëshuara në objektiva në të gjithë vendin, si dhe 46 nga 47 dronët sulmues.

Bëhet e ditur se sulmet ishin pjesë e një serie goditjesh të vazhdueshme nga Rusia kundër rrjetit të energjisë elektrike të Ukrainës, shkruan euronews.

Ndërkohë, Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko, tha në një deklaratë se infrastruktura energjetike në rajonet Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk, Donetsk, Kirovohrad dhe Ivano-Frankivsk ishte gjithashtu në shënjestër.

E dëmtimi i infrastrukturës energjetike të Ukrainës i ka detyruar liderët e vendit të vendosin ndërprerje të energjisë elektrike në mbarë vendin.

Në përgjigje të sulmeve, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përsëriti nevojën e Kievit për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore nga aleatët e tij perëndimorë.

“Civilët, infrastruktura dhe objektet energjetike. Kjo është ajo me të cilën Rusia është vazhdimisht në luftë”, tha Zelensky.

“Partnerët tanë e dinë saktësisht se çfarë nevojitet për këtë. Patriot shtesë dhe sisteme të tjera moderne të mbrojtjes ajrore për Ukrainën. Përshpejtimi dhe zgjerimi i dërgesës së F-16 në Ukrainë. Sigurimi i luftëtarëve tanë me të gjitha aftësitë e nevojshme”, shtoi presidenti ukrainas. 

Alarm në mbarë Ukrainën, Polonia dhe NATO nxjerrin avionët e luftës gjatë një sulmi të Rusisë

Avionët e luftës të Polonisë dhe disa nga vendet aleate u ngritën në një mision patrullimi përballë sulmit masiv raketor të nisur orëve të fundit nga forcat ruse kundër Ukrainës. Këtë e bëri të ditur Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake.

Kjo vjen pasi qeveria e Varshavës denoncoi një sulm kibernetik të kryer nga Moska, me qëllimin e destabilizimit të Europës përpara zgjedhjeve.

Ndërkohë, Ukraina përjetoi një nga sulmet më masive të kohëve të fundit, me alarmin që kumboi në të gjithë territorin. Mbrojtja ajrore njofton rrëzimin e 35 raketave lundrimit dhe 46 dronëve kamikazë rusë.

Sipas autoriteteve në Kiev, në shënjestrën e forcave pushtuese ishin 5 qendra të mëdha të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Perëndimi po përgatitet për një skenar të paprecedentë, si u bind Joe Biden të shkelte “vijat e kuqe” të Rusisë, ja cili është “asi nën mëngë” i Kremlinit

Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar, që Ukraina të jetë në gjendje të përdorë armët amerikane në Kharkiv për qëllime kundërsulmuese. Një ndryshim i rëndësishëm natyrisht, që synon të ndihmojë Kievin të mbrohet. Me fjalë të tjera, trupat e Zelensky mund të përdorin armët amerikane, raketa dhe raketahedhë,  për të rrëzuar raketat ose bombarduesit rusë ose për të goditur trupat e grumbulluara pak përtej kufirit. Ukraina nuk do të jetë në gjendje t'i përdorë këto armë për të goditur infrastrukturën civile ose për të lëshuar raketa me rreze të gjatë, por kjo ndryshon pak: nga perspektiva ruse, por jo vetëm, është bërë një hap tjetër përpara. Një kërcim që mund të çojë në një përshkallëzim të konfliktit, një hipotezë që duhet shmangur në çdo mënyrë. Uashingtoni e justifikoi këtë veprim si një përshtatje me atë që po ndodh në të vërtetë në fushën e betejës.

“Justifikimi” i Blinken

Duke folur në një konferencë shtypi në Pragë pas një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk specifikoi nëse miratimi i Biden mund të shtrihet në objektiva më të thellë në Rusi. Blinken tha se lëvizja e Uashingtonit, e cila përfaqëson një ndryshim në politikën e presidentit amerikan Biden, i cili me vendosmëri refuzoi të lejojë Ukrainën të përdorë armë amerikane në territorin rus, është rezultat i strategjisë amerikane për t'iu përshtatur situatës në fushën e betejës. Tani, tha ai, Shtetet e Bashkuara po reagojnë ndaj asaj që panë në dhe rreth Kharkiv. "Gjatë javëve të fundit, Ukraina na është afruar dhe ka kërkuar leje për të përdorur armët që ne i dërgojmë për t'u mbrojtur kundër agresionit, duke përfshirë forcat ruse që grumbullohen në anën ruse të kufirit dhe më pas pushtojnë Ukrainën," shpjegoi Blinken. SHBA është furnizuesi më i madh i armëve për Ukrainën.

Vetoja gjermane

Gjermania gjithashtu tha po për përdorimin e armëve gjermane për të goditur objektivat e Moskës në territorin rus. “Ukraina ka të drejtën, të garantuar nga ligji ndërkombëtar, të mbrohet nga sulmet ruse dhe gjithashtu mund të përdorë armët e destinuara për këtë qëllim, përfshirë ato që ne i kemi dorëzuar”, tha zëdhënësi i kancelarit Olaf Scholz, Steffen Hebestreit. Berlini, ashtu si Uashingtoni, e kishte përjashtuar gjithmonë përdorimin e armëve të furnizuara në Kiev në territorin rus nga frika e zgjerimit të konfliktit. Putini nuk i ka tërhequr kërcënimet e tij në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore, por këtu është "tejkalimi" i mëtejshëm në favor të Ukrainës. Zelensky padyshim u gëzua, duke folur për një "hap përpara" që lejon "mundësinë për të mbrojtur njerëzit tanë që jetojnë në fshatrat kufitare".

Kërcënimet ruse

Mirëpo Rusia duket se nuk e ka pritur mirë dhe ka përsëritur kërcënimet duke nxjerrë kartën e armëve bërthamore, për të disatën herë. Zyrtari i lartë rus i sigurisë Dmitry Medvedev tha dje se Rusia nuk po luante blofin kur fliste për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike kundër Ukrainës dhe paralajmëroi se konflikti i Moskës me Perëndimin mund të përshkallëzohej në një luftë të gjithanshme. Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe një ish-president rus, tha se konflikti i Moskës me Perëndimin po zhvillohet sipas skenarit më të keq të mundshëm dhe se "askush sot nuk mund të përjashtojë kalimin e konfliktit në fazën përfundimtare."

Kishte edhe një bunker anti-bërthamor, digjet pallati luksoz i Putinit

Zjarr masiv në shtëpinë e presidentit rus Vladimir Putin në malet Altai: raporton “Daily Mail”. Ky është Pallati i Dimrit i cili ndër vite ka pritur liderë të ndryshëm të huaj, përfshirë ish-kryeministrin Silvio Berlusconi në një nga vizitat e tij në kreun e Kremlinit. Në rezidencë, ndër të tjera, do të kishte pasur edhe një bunker sekret anti-bërthamor. Brenda ndërtesës, në pronësi të Gazprom-it, duket se në të kaluarën është kryer një traditë e lashtë siberiane: nxjerrja e gjakut nga brirët e drerit për banjot me esktraktin e tij. Vetë Putini është i interesuar për mjekësinë jokonvencionale dhe ai ka patur probleme me shëndetin, ndaj e përdor. Megjithatë, ende nuk dihet asgjë për shkaqet e zjarrit.

Edhe pse muajt e fundit disa dronë ukrainas kishin tentuar të godasin këtë lloj objektivi në Rusi.

Asnjë koment nuk ka ardhur nga policia ruse. Ndërkohë zona është rrethuar dhe askush nuk do të lejohej të afrohej. Sipas shërbimeve të sigurisë, rezidenca e përfshirë nga flakët në rrethin Ongudaysky, një zonë e Siberisë në kufi me Mongolinë, Kinën dhe Kazakistanin, kohët e fundit është përdorur nga oficerë të lartë ushtarakë për qëllime rekreative.

Raporte të tjera, megjithatë, pretendojnë se pallati strehonte një bunker me një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore, një strehë e sigurt për të mbrojtur presidentin rus dhe familjen e tij në rast të luftës atomike. Informacioni në lidhje me një projekt ndërtimi të klasifikuar në rrethin Ongudaysky të Republikës së Altait u shfaq në vitin 2010, me deri në 3 miliardë rubla (rreth 33.1 milion dollarë) të shpenzuara për këtë projekt. Figurat e opozitës lokale kanë folur vazhdimisht për lidhjet e kompleksit me Vladimir Putinin.

De Croix: Nuk lejojmë Ukrainën të kryejë sulme në territorin e Rusisë me armë belge

Kryeministri belg Alexander De Croix është shprehur u bindur se Belgjika nuk ka ndërmend të lejojë Ukrainën të përdorë armët që ka marrë nga Belgjika për sulme në territorin e Rusisë.

Në Uashington, para takimit me presidentin amerikan, Joe Biden, de Croix kujtoi se këtë javë ai nënshkroi një marrëveshje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Marrëveshja parashikon dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, por ai gjithashtu theksoi se marrëveshja e thotë shumë qartë se këta avionë mund të përdoren vetëm në tokën e Ukrainës.

“Është një marrëveshje që është lidhur dhe unë dua t’i përmbahem asaj”, tha De Cro.

Ne nuk kemi plan B nëse Ukraina bie, thotë Estonia

Estonia e konsideron veten një shtet “të vijës së parë”, një anëtar i NATO-s, ku rojet e saj kufitare shikojnë përtej lumit Narva në kështjellën ruse të Ivangorod.

Ky shtet i vogël baltik, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, është i bindur se sapo të ndalojnë luftimet në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin do ta kthejë vëmendjen e tij drejt Baltikut, duke kërkuar të sjellë vende si Estonia përsëri nën kontrollin e Moskës.

Andaj, për të ndihmuar në shmangien e kësaj mundësie, qeveria e Estonisë ka ofruar para dhe armë në përpjekjet luftarake të Ukrainës, duke dhuruar më shumë se 1% të PBB-së së saj në Kiev, shkruajnë mediat e huaja.

“Nëse çdo vend i NATO-s do ta bënte këtë”, thotë kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, “Ukraina do të fitonte”.

Pa artileri, municione, mbrojtje ajrore dhe mbi të gjitha, trupa, Ukraina po përpiqet të mbajë peshën e madhe të fuqisë së zjarrit ruse, bombave dhe sulmeve masive të këmbësorisë.

Ajo është pyetur se çfarë është plani B i Estonisë nëse Ukraina e humb këtë luftë dhe pushtimi i Rusisë përfundimisht ka sukses.

“Ne nuk kemi plan B në rast të fitores ruse”, është përgjigjur ajo, “sepse atëherë ne do të ndalonim së fokusuari në planin A” – duke ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë pushtimin rus.

Kaja Kallas është e lindur si shtetase sovjetike, nëna dhe gjyshja e saj u dëbuan me forcë në Siberi.

Tani 46 vjeçe dhe kryeministre që nga viti 2021, ajo është një nga lideret më të ashpër në NATO kur bëhet fjalë për zbutjen e ambicieve të Kremlinit në Evropë.

Kjo ka frikësuar disa në Shtëpinë e Bardhë se ajo rrezikon të tërheqë Perëndimin në konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën. 

Koalicioni Evropian i IT-së mbledh 58 milionë euro për aftësitë e mbrojtjes së IT-së dhe sigurisë kibernetike të Ukrainës

Nga: Bota sot

Koalicioni i IT-së për Ukrainën, i përbërë nga 12 vende evropiane, ka mbledhur së bashku 58 milionë euro (62.9 milionë dollarë) për aftësitë e mbrojtjes së IT-së dhe sigurisë kibernetike të Ukrainës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës më 31 maj. Njoftimi vjen ndërsa anëtarët e Grupit Drejtues të Koalicionit IT u takuan këtë javë për diskutime në Talin. Gjatë takimeve, u njoftua një kontribut shtesë financimi prej 22 milionë eurosh (23.8 milionë dollarë) nga Luksemburgu, Islanda, Estonia dhe Belgjika.

Koalicioni, i cili u krijua në shtator 2023, udhëhiqet nga Estonia dhe Luksemburgu dhe përfshin Ukrainën, Belgjikën, Danimarkën, Islandën, Italinë, Letoninë, Lituaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandën. Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, aleatët janë zotuar të mbështesin Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës dhe infrastrukturën e teknologjisë së informacionit (IT) të Forcave të Armatosura gjatë gjashtë viteve të ardhshme.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, financimi do të përdoret kryesisht për zhvillimin e vazhdueshëm të bazës së të dhënave Oberih - regjistri elektronik i vendit i atyre që kualifikohen për shërbimin ushtarak

. "Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, kontributet e reja dhe përgjigjen e shpejtë ndaj nevojave kritike të ushtrisë sonë," tha në një deklaratë zëvendësministrja e Mbrojtjes Kateryna Chernohorenko. “Bashkëpunimi ynë e sjell përdorimin e teknologjive të informacionit në operacionet luftarake në një nivel të ri.

Koalicioni operon brenda Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës - një aleancë prej 54 vendesh të angazhuara për të ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Koalicioni, fillimisht i përbërë nga shtatë shtete anëtare, është zgjeruar muajt e fundit dhe së shpejti do të përfshijë 13 vende me Spanjën që konfirmon synimin e saj për t'u bashkuar me koalicionin. “Kam besim se do të jemi në gjendje të tërheqim edhe më shumë partnerë për dixhitalizimin e Forcave tona të Armatosura”, tha në shkurt 2024 ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov.

Rusia nis një sulm me raketa në shkallë të gjerë në Ukrainë, duke dëmtuar infrastrukturën energjetike

Nga: Bota sot

Rusia nisi një sulm me dron dhe raketa në shkallë të gjerë në Ukrainë gjatë natës më 1 qershor, duke dëmtuar infrastrukturën energjetike në rajone të ndryshme në të gjithë vendin. Të paktën katër persona u plagosën në sulmet, duke përfshirë një vajzë 7-vjeçare, pas një sulmi në qytetin e Nikopol në rajonin e Dnipropetrovsk, njoftoi guvernatori Serhii Lysak. Sulmi dëmtoi një shtëpi, si dhe dy ndërtesa të tjera dhe një autobus transporti.

Rreth orës 4 të mëngjesit me orën lokale, mbeturinat nga një dron i rrëzuar i tipit rus Shahed shkaktuan shpërthimin e një zjarri në një objekt të infrastrukturës kritike në Vinnytsia Oblast, njoftoi guvernatori Serhii Borzov. Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko, konfirmoi se infrastruktura energjetike në Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk, Donetsk, Kirovohrad dhe Ivano-Frankivsk u sulmua nga forcat ruse. Punonjësit e restaurimit dhe emergjencave janë aktualisht në vendngjarje dhe po përcaktojnë shkallën e dëmit.

Në Zaporizhzhia, shpërthime të shumta u dëgjuan rreth orës 3 të mëngjesit me orën lokale, raportoi Guvernatori i Oblastit të Zaporizhzhia, Ivan Fedorov në Telegram. Fedorov më vonë tha se së bashku 20 ndërtesa banimi dhe institucione sociale u dëmtuan si rezultat i sulmeve.

Nuk raportohet për viktima. Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan një alarm ajror në të gjithë vendin, duke përfshirë rajonet e largëta perëndimore, duke përmendur kërcënimin e raketave ruse dhe balistike, dronëve dhe bombarduesve Tu-95MS. Raketat u raportuan duke fluturuar mbi Zakarpattia Oblast, i cili kufizohet me fqinjët perëndimorë të Ukrainës, duke përfshirë Poloninë, Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë. Alarmet ajrore paralajmëruan se qyteti i Mukachevo, i vendosur vetëm 26 kilometra në verilindje të kufirit Hungari-Ukrainë, ishte nën kërcënimin e sulmeve me raketa. Avionët polakë dhe të tjerë aleatë u përplasën në përgjigje të raporteve për sulmin raketor rus kundër Ukrainës, tha Komanda Operative e Forcave të Armatosura të Polonisë në X

. Alarmet për sulmin ajror u fikën në orën 5:30 të mëngjesit me kohën lokale dhe operacionet nga avionët polakë dhe aleatë përfunduan rreth orës 6:30 të mëngjesit. Në muajt e fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj kundër infrastrukturës kritike të Ukrainës në një sulm të rinovuar kundër rrjetit energjetik të vendit. Sulmi masiv ajror i Rusisë pason bombardimin vdekjeprurës të hipermarketit të ngarkuar në Kharkiv në mes të ditës më 25 maj. Sulmi vrau të paktën 19 njerëz dhe plagosi 44. Disa orë më vonë, një sulm i dytë rus plagosi 25 persona.

Rusia sulmon 9 komunitete në rajonin e Sumy

Forcat ruse sulmuan rajonin Sumy 131 herë në 24 sulme të veçanta gjatë ditës, raportoi Administrata Ushtarake e Rajonit Sumy më 31 maj. Në shënjestër u vunë në shënjestër komunitetet e Khotin, Yunakivka, Krasnopillia, Velyka Pysarivka, Myropillia, Seredyna-Buda, Mykolaiv, Svesy dhe Esman.

Gjatë gjithë ditës, Rusia sulmoi komunitetet kufitare me mortaja, dronë dhe sulme artilerie, duke hedhur gjithashtu eksplozivë nga dronët në dy prej komuniteteve. Nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Fshati Esman, i vendosur rreth 24 kilometra në perëndim dhe 10 kilometra në veri të kufirit Ukrainë-Rusi, përjetoi pjesën më të madhe të sulmeve të raportuara me 29 shpërthime të regjistruara në zonë. Sulmet ruse kundër rajonit Sumy janë bërë gjithnjë e më shkatërruese muajt e fundit. Mes sulmeve të intensifikuara, autoritetet ukrainase urdhëruan shtimin e evakuimeve nga rajoni.

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës Kyrylo Budanov tha më 14 maj se pret që Rusia të nisë një sulm të ri në rajonin Sumy pasi situata në rajonin e Kharkiv të stabilizohet, raportoi New York Times. Zyrtarët nga shërbimi i rojes kufitare të Ukrainës thanë më vonë se Rusia nuk ka mjaft trupa në kufirin e rajonit Sumy për të nisur një sulm të madh në rajon.

Granatimet janë një dukuri e përditshme për komunitetet pranë kufirit verilindor të Ukrainës me Rusinë, ku banorët në vendbanimet e cenueshme kufitare të rajonit përjetojnë sulme të shumta në ditë. Një sulm me raketë rus më 29 maj në fshatin Krasnopillia në rajonin Sumy vrau dy civilë dhe plagosi tre të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat