Zjarr masiv në shtëpinë e presidentit rus Vladimir Putin në malet Altai: raporton “Daily Mail”. Ky është Pallati i Dimrit i cili ndër vite ka pritur liderë të ndryshëm të huaj, përfshirë ish-kryeministrin Silvio Berlusconi në një nga vizitat e tij në kreun e Kremlinit. Në rezidencë, ndër të tjera, do të kishte pasur edhe një bunker sekret anti-bërthamor.
Brenda ndërtesës, në pronësi të Gazprom-it, duket se në të kaluarën është kryer një traditë e lashtë siberiane: nxjerrja e gjakut nga brirët e drerit për banjot me esktraktin e tij. Vetë Putini është i interesuar për mjekësinë jokonvencionale dhe ai ka patur probleme me shëndetin, ndaj e përdor.
Megjithatë, ende nuk dihet asgjë për shkaqet e zjarrit. Edhe pse muajt e fundit disa dronë ukrainas kishin tentuar të godasin këtë lloj objektivi në Rusi. Asnjë koment nuk ka ardhur nga policia ruse.
Ndërkohë zona është rrethuar dhe askush nuk do të lejohej të afrohej. Sipas shërbimeve të sigurisë, rezidenca e përfshirë nga flakët në rrethin Ongudaysky, një zonë e Siberisë në kufi me Mongolinë, Kinën dhe Kazakistanin, kohët e fundit është përdorur nga oficerë të lartë ushtarakë për qëllime rekreative.
Raporte të tjera, megjithatë, pretendojnë se pallati strehonte një bunker me një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore, një strehë e sigurt për të mbrojtur presidentin rus dhe familjen e tij në rast të luftës atomike. Informacioni në lidhje me një projekt ndërtimi të klasifikuar në rrethin Ongudaysky të Republikës së Altait u shfaq në vitin 2010, me deri në 3 miliardë rubla (rreth 33.1 milion dollarë) të shpenzuara për këtë projekt. Figurat e opozitës lokale kanë folur vazhdimisht për lidhjet e kompleksit me Vladimir Putinin.