Katastrofë nga përmbytjet, gjendje e jashtëzakonshme në landin e Bavarisë

Evropë

Katastrofë nga përmbytjet, gjendje e jashtëzakonshme në landin e Bavarisë

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Autoritetet në Gjermani u kanë bërë thirrje banorëve në landin e Bavarisë të dëgjojnë urdhrat e evakuimit, teksa përmbytjet vazhdojnë.

Ministrja e Brendshme, Nancy Faezer u bëri thirrje qytetarëve t’i marrin seriozisht mesazhet nga ekipet e emergjencës, duke theksuar se ato mund të shpëtojnë jetë.

Kryeministri i landit të Bavarisë, Markus Zëder vizitoi një nga zonat e prekura pranë Augsburgut, e goditur nga shirat e dendura.

Ai tha se përmbytjet kishin shkaktuar dëme madhore, por shtoi se jo të gjitha zonat e landit ishin mbuluar nga uji.

Edhe zyra e distriktit Fishhash shpërndau një urdhër që u bënte thirrje njerëzve të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Shumica u larguan me helikopter.

Deri më tani, 6 distrikte kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe meteorologët paralajmërojnë për më shumë shira dhe stuhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat