Video e frikshme/ Momenti i shembjes së ndërtesës trekatëshe në Stamboll - nën rrënoja dëgjohen zëra të njerëzve

Evropë

Video e frikshme/ Momenti i shembjes së ndërtesës trekatëshe në Stamboll - nën rrënoja dëgjohen zëra të njerëzve

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Një person i vdekur është nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese trekatëshe që u shemb në zonën Kiucuk Cekmetze, në perëndim të Stambollit.

Ndërkohë janë nxjerrë 7 persona të tjerë të plagosur, dy prej të cilëve raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të shpërtuar një person tjetër

Prefekti i Stambollit Davut Gul sqaroi se ndërtesa ishte ndërtuar në vitin 1988.

Ndërkohë është publikuar një tronditëse nga momenti i shembjes së ndërtesës trekatëshe.

Në katin e parë të pallatit ishte një biznes dhe disa zyra, ndërsa në katet e sipërme banonin familjet.

Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje. Sipas mediave turke, janë dëgjuar zëra nën rrënoja. Arsyeja e shembjes së ndërtesës nuk dihet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat