Një Audi i fuqishëm me motor me më shumë se 1000 kuaj fuqi u përplas me spektatorët në Osijek të Kroacisë sot pasi shoferi humbi kontrollin.
Gjashtë persona kanë marrë tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve nga përplasja e veturës pak para fillimit të garës në aeroportin sportiv Osijek-Çepin dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Zëdhënësi i organizatorit Slavonia Autoclub, Marko Zhuleviq, tha se ky ishte një lloj fati në aksident, pasi makina të tilla mund të arrijnë shpejtësi dukshëm më të mëdha.
“Para nisjes, gjatë ngrohjes së gomave, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur parmakun, ka të lënduar, por nuk është në rrezik për jetën”, tha ai.
Ai shtoi se të gjitha veturat dhe drejtuesit kanë kaluar kontrollet e sigurisë dhe se ky është aksidenti i parë më shumë se 100 gara të organizuara.
"Një gjë e tillë nuk ka ndodhur që 16 vjet. Pavarësisht sigurisë, masat që ndjekin shoferët dhe audienca, gjëra të tilla mund të ndodhin”, tha Zhuleviq për televizionin kroat HRT.
Sipas informacioneve fillestare të policisë kroate, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime dhe nuk ka qenë në gjendje të dehur.