Nga Singapori ku po merr pjesë në Samitin Rajonal për Dialogun dhe Paqen, presidenti Ukrainës, Volodimir Zelenski akuzoi ashpër Kinën se po ndërhyn për të mos lejuar shtete të ndryshme që marrin pjesë në samitin e Paqes në Zvicër.
“Fatkeqësisht, Rusia, duke përdorur ndikimin kinez në rajon, duke përdorur edhe diplomatët kinezë, po bën gjithçka për të prishur samitin e paqes. Është për të ardhur keq që një vend kaq i madh, i pavarur dhe i fuqishëm si Kina është një instrument në duart e Putinit”, tha Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës.
Samiti i Paqes në Zvicër është parashikuar të zhvillohet në 11 dhe 12 Qershor, e deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen liderët e 106 shteteve.
Edhe pse në agjendë është dhënia fund e luftës në Ukrainë, Rusia nuk është e ftuar, ndërsa Kina ka njoftuar se nuk do të jetë pranishme.
Një tjetër akuzë që Zelenski ngriti ndaj Moskës është ajo e rrëmbimit të 20 mijë fëmijëve ukrainas dhe dërguar në Rusi. Ai tha po punohet për kthimin e tyre me ndërmjetësimin e shteteve të ndryshme.