LIVE: Me ‘Bradley’ amerikan, ukrainasit shkatërrojnë autoblinda ruse - Rusia i hakmerret Britanisë, ndalon figura...!

Evropë

LIVE: Me ‘Bradley’ amerikan, ukrainasit shkatërrojnë autoblinda ruse - Rusia i hakmerret Britanisë, ndalon figura...!

Nga: Bota sot Më: 3 qershor 2024 Në ora: 06:29 Përditësuar në ora: 06:27 më 03.06.2024
Pamje nga lufta në Ukrainë

“Kërcënimi nga Rusia do të vazhdojë”, Scholz: Do ta mbrojmë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s

Vendimi i NATO-s për ta përforcuar kufirin e vet lindor ka për qëllim ta frenojë Rusinë, tha të dielën kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ai tha se Moska duhet ta ketë të qartë se aleanca ushtarake do të jetë e gatshme për ta mbrojtur veten, nëse është e nevojshme.

Duke folur në Forumin Ekonomik Gjerman, ku mori pjesë edhe kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonyte, Scholz tha se Gjermania ka luajtur rol udhëheqës në praninë e NATO-s në vendet e baltikut në kufi me Rusinë tash e një dekadë.

Për shkak se kërcënimi nga Rusia do të vazhdojë, ne dhe aleatët e tjerë vendosëm vitin e kaluar të zhvendosnim njësite shtesë në vendet baltike, si dhe për ta vendosur atje përherë një brigadë të tërë në të ardhmen”, tha Scholz.

“Por ky ndryshim në politikën e sigurisë është i nevojshëm për t’i treguar Rusisë: Ne jemi të gatshëm për ta mbrojtur çdo centimetër katror të territorit të NATO-s kundër sulmeve”, shtoi ai.

Ai theksoi se diplomacia do të jetë e suksesshme vetëm nga pozicioni i forcës.

Në fillim të kësaj jave, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i paralajmëroi vendet anëtare të NATO-s të mos e lejonin Ukrainën të kryejë sulme me armët e tyre brenda Rusisë, pasi disa vende aleate të Perëndimit vendosin t’i heqin kufizimet ndaj Kievit për përdorimin e armëve me të cilat e furnizojnë.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i hodhi poshtë paralajmërimet e Putinit të premten, duke thënë se aleanca ka dëgjuar shumë herë paralajmërime të tilla në të kaluarën dhe se vetëmbrojtja nuk nënkupton përshkallëzim.

Zelensky i frikësohet planeve të Trumpit: Mund të jetë fundi i SHBA-së si lojtar global nëse…

Donald Trump rrezikon të jetë një “president humbës” nëse i fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe imponon një marrëveshje të keqe paqeje në Ukrainë, tha Volodymyr Zelensiy, duke shtuar se kjo do të nënkuptonte fundin e SHBA-së si një “lojtar” global.

Në një intervistë për Guardian në Kyiv, presidenti ukrainas tha se ai nuk ka “ende asnjë strategji” se çfarë do të bënte nëse Trump do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.

Nëse Trump fiton ndaj Joe Biden, ai pritet gjerësisht ta ndërpresë mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Ukrainën. Vitin e kaluar Trump u mburr se mund t’i jepte fund luftës “për 24 orë”.

Zelensky pranoi se një Trump i rizgjedhur, nëse do të donte vërtet, mund t’ia impononte Ukrainës një humbje dërrmuese ushtarake. Ai mund t’i ndërpresë “mbështetjen, armët dhe paratë” dhe madje “të bëjë marrëveshje” me partnerët e Kyivit në mënyrë që ata t’i ndalojnë dërgesat e armëve jetike.

Ukraina, duarzbathur, pa armë, nuk do të jetë në gjendje të luftojë një ushtri shumëmilionëshe [ruse]”, tha Zelensky për Guardian.

Duke folur brenda selisë së tij presidenciale, ai tha se mendon se ky skenar ishte i pamundur. Por ai tha se nëse do të ndodhte do të kishte pasoja të rënda për pozitën e SHBA-së në botë – si dhe për Trumpin personalisht. “A dëshiron ai të bëhet një president humbës? E kuptoni se çfarë mund të ndodhë?”, tha Zelenskiy.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat