Kremlini e konsideronte “kryevepër”, ukrainasit shkatërrojnë radarin mobil rus

Evropë

Kremlini e konsideronte “kryevepër”, ukrainasit shkatërrojnë radarin mobil rus

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Njësia special SOF e ushtrisë ukrainase ka shkatërruar radarin mobil rus Kasta-2E2.

Operativët e SOF-it kanë zbuluar lokacionin e Kasta-2E2 ruse, gjatë një vëzhgimi në fushëbetejë nga ajri me dron.

SOF-i bëri të ditur se ky radar rus konsiderohet si “kryevepër” e Kremlinit, që ka për mision të përcaktoj koordinata, të identifikojë objektivat nga ajri – përfshirë edhe ato që fluturojnë ulët.

Radari Kasta për herët të parë ishte parë në territorin rus në vitin 2021 në rajonin e pushtuar Luhansk.

Asokohe, rusët kishin marrë pajisje për të kryer kundërsulme ndaj fluturakeve pa pilot. Megjithatë ky radar u bë cak o sulmit me dron nga ukrainasit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat