Lideri i “Reformës” në Britaninë e Madhe, Nigel Farage, u bë pjesë e një incidenti gjatë fushatës së tij për t’u bërë pjesë e Parlamentit.
Ai po dilte nga një prej lokaleve të rrjetit “Wetherspoons” i rrethuar nga trupërojat e tij, teksa u sulmua nga një grua e cila e spërkati Farage-n me milkshake.
Gjithsesi ai vazhdoi rrugën drejt makinës së tij, teksa pjesa tjetër e turmës e mbështeste.
Gjatë kësaj fushate, Farage paralajmëroi konservatorët dhe kryeministrin Rishi Sunak se do të paguanin një “çmim shumë të lartë” për tradhtinë e tyre ndaj Brexit-it dhe britanikëve.