Çekia do të ndalojë përdorimin e naftës ruse deri në vitin 2025

Evropë

Çekia do të ndalojë përdorimin e naftës ruse deri në vitin 2025

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Republika Çeke synon të ndalojë përdorimin e naftës ruse  deri në gjysmën e parë të vitit 2025, pasi kompania shtetërore MERO përfundon përmirësimin e kapacitetit të Gazsjellësit Transalpin, tha kryeministri Petr Fiala.
Qeveria ka vendosur të reduktojë varësinë e saj nga nafta ruse që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Vitin e kaluar, MERO dhe operatori i tubacionit TAL – në të cilin MERO ka 5% të aksioneve – nënshkruan një marrëveshje për të rritur kapacitetin e TAL në 4 milion ton, duke zëvendësuar furnizimet përmes tubacionit rus Druzhba.

Vitin e kaluar nevojat e Republikës Çeke për naftë bruto arritën në 7.4 milion ton , me më shumë se 50% të mbërritur nëpërmjet tubacionit të Druzhbës dhe pjesa tjetër nëpërmjet TAL.

Bashkimi Evropian ndaloi dërgesat e naftës ruse nga dhjetori 2022, por përjashtoi furnizimet përmes tubacionit Druzhba për t’u lënë kohë atyre vendeve që varen nga ajo për në tranzicion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat