Policia në Moskë ka bastisur një festë private të martën në mbrëmje, ku të ftuarit ishin mbledhur për të parë transmetimin e drejtpërdrejtë të një koncerti përkujtimor që po mbahej në Berlin për nder të ditëlindjes së 48-të të liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexey Navalny.
Momenti i bastisjes është publikuar edhe në platformën X, të rrjeteve sociale.
Organizata jofitimprurëse për të drejtat e njeriut atje, OVD-Info tha se policia ndaloi rreth 30 persona, kontrolloi sendet dhe dokumentet e tyre.
Vladislav Malakhov tha se ai u kap nga oficerët e policisë dhe më pas ishte shkelmuar, rrahur dhe kërcënuar me mobilizim në vijën e frontit në Ukrainë, përpara se të detyrohej të regjistronte një video-mesazh duke thënë se ai nuk kishte ankesa kundër policisë.