Përplasen dy tramvaje në Rusi, raportohet për mbi 60 të plagosur

Evropë

Përplasen dy tramvaje në Rusi, raportohet për mbi 60 të plagosur

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Të paktën 67 persona u plagosën në qytetin rus të Kemerovës të enjten pasi dy tramvaje u përplasën në një urë, tha Ilya Seredyuk, guvernatori në detyrë i rajonit.

Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Në Telegram, Seredyuk tha se një person ishte në operacion dhe dy në kujdes intensiv në një spital në qytetin siberian.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat