Një grua rreth moshës 60-vjeçare në Gjermani ka humbur jetën në një aksident rrugor, ndërsa shtatë persona të tjerë janë lënduar.
Në aksidentin zinxhirë në Bavari u përfshinë katër automjete, mes të cilave dhe një makinë policie.
Siç raporton Policia në Gjermani, gruaja 60-vjeçare që po voziste një veturë të tipit “Seat” u përplas me një Hyundai që vinte drejt saj.
Momentalisht është duke u përcaktuar shkaku i aksidentit. Sipas “Bild”, në total është regjistruar një dëm material me vlerë rreth 100 mijë euro.