Zjarr i madh në Kios të Greqisë, evakuuohen banorët

Evropë

Zjarr i madh në Kios të Greqisë, evakuuohen banorët

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 19:08
Ilustrim

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e kësaj të premte në rajonin Resta të Kios në Greqi. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit ndërkohë raportohet se forcat tokësore dhe ajrore vijojnë të operojnë në vendngjarje për neutralizimin e flakëve.

Konkretisht në operacion po marrin pjesë 55 zjarrfikës me 3 grupe repartesh këmbësorie dhe 13 automjete, ndërsa nga ajri po ndihmojnë pesë avionë dhe një helikopter. Zjarrfikësit vullnetarë dhe trupat ujorë lokalë ofrojnë gjithashtu ndihmë, ndërkohë flakët e favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi. Siç mund të shihet dhe në pamjet e mëposhtme shtëllungat e mëdha të tymit kanë mbuluar zonën.

Mediat vendase raportojnë gjithashtu se autoritetet kanë bërë evakuuimin e banorëve të zonës, pasi zjarri ishte shumë pranë disa banesave. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që flakët kanë djegur sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Deputeti i Demokracisë së Re për Kios, Notis Mitarakis, ka qenë në vendngjarje, teka ka postuar foto dhe video në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale, ku shkruan: “në komunikim të vazhdueshëm me ministrin e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilia, për zjarrin që ka rënë në një zonë pyjore në Karyes në Kios”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat