Sulmohet kryeministrja daneze, arrestohet autori

Evropë

Sulmohet kryeministrja daneze, arrestohet autori

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 22:14
Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, është sulmuar në rrugë në Kopenhagë. Sipas mediave të huaja autori i këtij sulmi është arrestuar menjëherë.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin e Kultovetit, në Kopenhagen.

Sipas policisë, Kryeministres i është afruar një burrë dhe më pas e ka goditur me grusht. “Jeta e saj nuk është në rrezik, por Frederiksen është tronditur shumë”.

Në momentin kur ka ndodhur sulmi ajo sapo kishte përfunduar takimin në një nismë politike me Christel Schaldemose.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat