Borrell i tronditur me sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës

Evropë

Borrell i tronditur me sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 10:48
Josep Borrell

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka reaguar pas sulmit ndaj kryeministres të Danimarkës, Mette Frederiksen.

Ai është shprehur i tronditur nga ky agresion fizik, dhe e ka dënuar këtë akt.

Po ashtu, Borrell ka thënës e dhuna nuk do e përcaktojë zgjedhjet politike.

“I tronditur nga një tjetër agresion fizik ndaj një lideri të zgjedhur në mënyrë demokratike. Unë e dënoj atë. Solidariteti im për kryeministren Mette Frederiksen. Dhuna nuk do të përcaktojë zgjedhjet tona politike”, shkroi Borrell në X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat