Sulmi ndaj kryeministres daneze, autoritetet vendase: Nuk ishte i motivuar politikisht

Evropë

Sulmi ndaj kryeministres daneze, autoritetet vendase: Nuk ishte i motivuar politikisht

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 15:45
Mette Frederiksen

Policia në Danimarkë tha të shtunën se një sulm ndaj kryeministres së vendit Mette Frederiksen nuk ishte “i motivuar politikisht”.

“Aktualisht nuk është hipoteza jonë udhëzuese që incidenti ishte i motivuar politikisht,” tha policia në një deklaratë të postuar në X, dikur Twitter.

Mediat vendase raportuan se burri e shtyu fort kryeministren teksa po kalonte në sheshin Kultorvet, një nga sheshet kryesore, në Kopenhagë të premten.

Në deklaratë shtohet se i dyshuari 39-vjeçar doli në gjykatë të shtunën dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri më 20 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat