Policia çeke shton masat e sigurisë pas kërcënimeve për sulm terrorist

Evropë

Policia çeke shton masat e sigurisë pas kërcënimeve për sulm terrorist

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan konfirmoi sot se në Republikën Çeke janë vendosur masa të shtuara sigurie.

Kjo për shkak të një sulmi të mundshëm terrorist, pasi policia çeke arrestoi një burrë amerikano-jugor të akuzuar për një krim të rëndë lidhur me terrorizmin.

Masat e sigurisë janë shtuar të shtunën mbrëma në vendet publike, qendrat tregtare dhe qendrat e trafikut në të gjithë Republikën Çeke për shkak të rrezikut të mundshëm të një sulmi terrorist dhe më shumë informacion do të publikohet të hënën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raporton portali Expats.

“Falë ndihmës së publikut, hetuesit kriminalë nga Departamenti i Ekstremizmit dhe Terrorizmit arritën të gjejnë dhe arrestojnë një person të dyshuar për një krim veçanërisht të rëndë”, njoftoi policia çeke në platformën X mëngjesin e sotëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat