Dita e fundit e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ja kë favorizojnë sondazhet

Evropë

Dita e fundit e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ja kë favorizojnë sondazhet

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Qindra miliona evropianë po votojnë për të zgjedhur 720 anëtarë të Parlamentit Evropian, me mbështetje në rritje për të djathtën ekstreme.

Rezultatet e para priten më vonë, ndërsa procesi konsiderohet si një “kërcënim” që mund të dobësojë shumicën pro-evropiane në Parlamentin Evropian.

Pas katër ditësh votimi, projeksionet e para për dhomën e re legjislative do të dalin pas orës 20:00 dhe përsëri pas orës 23:00, kur qendrat e votimit mbyllen në Itali.

Në vende të tilla si Holanda, votimi u zhvillua të enjten – dhe sondazhet tregojnë se partia PVV e Geert Wilders do të marrë shtatë vende – duke konfirmuar një lëvizje drejt partive të krahut të djathtë euroskeptik të parashikuar nga sondazhet e mëparshme.

Kjo lëvizje nuk ishte aq ekstreme sa disa prisnin, duke i mundësuar aleancës mes të Gjelbërve dhe Laburistëve, e cila parashikohet nga exit poll të marrë tetë vende holandeze në Parlamentin Evropian, të pretendojë fitoren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat