Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, Gjermania ka përditësuar planet e saj në rast lufte në Evropë.
Ministrat federalë shohin një kërcënim në Rusi dhe në përputhje me rrethanat ndryshuan udhëzimet në dokumentin 67 faqesh, i njohur si Direktiva Kuadër për Mbrojtjen Totale. Versioni i fundit u publikua javën e kaluar dhe parashikon një transformim të plotë të jetës së qytetarëve gjermanë në rast lufte.
Tashmë është e qartë se Gjermania, e cila ka mbajtur një qëndrim antimilitarist qe nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, është detyruar nga një kombinim rrethanash të rregullojë politikën e sigurisë dhe ushtarake në dritën e konfliktit rus në Ukrainë.
Në kushte lufte do të rivendosej rekrutimi i detyrueshëm në ushtri dhe do të merrnin pjesë punëtorë të kualifikuar mbi 18-vjeç duke bërë punë të ndryshme. Ekspertiza profesionale e mjekëve, psikologëve, infermierëve dhe veterinerëve mund të ridrejtohet në shërbimin ushtarak.
Dokumenti përmend gjithashtu racionalizimin e burimeve dhe ushqimit si një nga hapat në rast të një gjendje lufte.
Në rast të mungesës së ushqimit, qeveria do të siguronte furnizime për t'i siguruar çdo qytetari një vakt të ngrohtë në ditë për një periudhë të pacaktuar.
Burimet kryesore si nafta dhe benzina do të racionalizoheshin me kuponë dhe masat e mbrojtjes civile përfshijnë kthimin e metrosë në bunkerë dhe përgatitjen e spitaleve për një fluks pacientësh, shkruan CNN.