Macron: Ambicia ime e vetme është të jem i dobishëm për vendin që dua

Evropë

Macron: Ambicia ime e vetme është të jem i dobishëm për vendin që dua

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 09:55
Emmanuel Macron

Emmanuel Macron u dërgoi një mesazh votuesve përpara zgjedhjeve kombëtare të hënën në mëngjes.

Një ditë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Francë, Macron u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë një zgjedhje të drejtë për të ardhmen.

“Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik.

Unë kam besim në aftësinë e popullit francez për të bërë zgjedhjen më të drejtë për veten dhe për brezat e ardhshëm.

Ambicia ime e vetme është të jem i dobishëm për vendin tonë që e dua shumë”, ka shkruar Emmanuel Macron.

E djathta ekstreme fitoi zgjedhjet europiane në Francë me një epërsi të madhe ndaj votimit europian të partisë së Presidentit Macron, e cila doli e dyta, por është pak pas socialdemokratëve.

“Ky vendim është serioz, i rëndë, por mbi të gjitha është një akt besimi”, nënvizoi Macron.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat