Marka e njohur nën mbikëqyrje gjyqësore, dyshohet për shfrytëzim të punonjësve

Evropë

Marka e njohur nën mbikëqyrje gjyqësore, dyshohet për shfrytëzim të punonjësve

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 22:45
“Christian Dior”

Gjykata italiane vendosi sot nën mbikëqyrje gjyqësore kompaninë në pronësi të njësisë italiane të grupit francez të modës “Christian Dior”.

Ajo dyshohet për nënkontraktimin e prodhimit të saj me kompanitë kineze që sipas “Reuters” shfrytëzonin punëtorë.

Siç u tha, kompania nuk ka zbatuar masat e duhura për të verifikuar kushtet aktuale të punës apo aftësitë teknike të kompanive që ka punësuar.

Dior është kompania e tretë e modës që vihet në shënjestër nga një gjykatë e Milanos për çështje të ngjashme të punës, pas Armani Group në prill dhe kompanisë italiane të çantave të dorës vitin e kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat